“Flasim për historinë sot, apo sa bëjnë 7×7!” Rama: Më 11 maj fokusohuni te negociatat, jo partitë! 

1 Min Read

TIRANA- “Nuk ka rëndësi se kur më mbaron mandati, por rëndësi që të mbyllen negociatat në 2027. Në 11 Maj të gjithë duhet të fokusohen te negociatat dhe jo të partitë. 1 mijë vetë që janë sot tani që flasim punojnë për negociatat. Janë 40 skuadra në të gjithë rrafshin e punëve të shtetit. Ata duhet të garantojnë që negociatat mbyllen në 2027 dhe ne duhet të bëjmë të gjitha detyrat e shtëpisë, si qeveri, parlament si institucionet e pavarura. 

Kur të mbyllen negociatat në 2027, më pas komisioni i dorëzon 27 vendeve raportin që Shqipëria mbylli negociatat dhe për ne është shtet i ri i BE. Dhe 27 parlamentet do të ngrenë dorën dhe pranojnë Shqipërinë. Flasim për historinë sot, apo sa bëjnë 7×7. Historinë më 11 Maj çdo shqiptar mund të japë një  dorë që ta shkruajmë së bashku. PS është thjesht forca e duhur në vendin dhe në kohën e duhur”, tha Rama.

Share This Article
Leave a Comment