Erion Veliaj merret në pyetje nga SPAK 

1 Min Read

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është paraqitur në SPAK nga burgu i Durrësit.  

Mësohet se kryebashkiaku ka dhënë shpjegime mbi hetimet. 

Veliaj është marrë në pyetje në prani të avokatëve të tij Ermir Beta dhe Artur Selmani.  

Ndërkohë marrja në pyetje e kryebashkiakut në cilësinë e personit nën hetim ka zgjatur 1 orë e 30 minuta. 

Kujtojmë se Veliaj u arrestua më 10 Shkurt, i akuzuar për dy vepra penale, atë të “korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”. 

2 ditë më vonë, u verifikua masa e “arrestit me burg” ndaj tij në GJKKO, ndërkohë që për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u caktua masa e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. 

Share This Article
Leave a Comment