Shqipëria nis nesër në mbrëmje kualifikueset e Botërorit dhe sfida e parë do të jetë ndaj Anglisë në “Wembley”.
Pavarësisht nivelit shumë të lartë të kundërshtarit, kuqezinjtë do të tentojnë të bëjnë paraqitje pozitive.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i kombëtares, Sylvinho u dha përgjigje, pyetjeve të ndryshme të gazetarëve të pranishëm.
Që në fillim ky grumbullim ka nisur me probleme në mbrojtje. Sa të vështirë e bën, duke ditur që përballemi me një nga ekipet me sulmin më të mirë në Europë?