Dash Sula e le të hapur si mundësi që t’i bashkohet Ramës pas 11 Majit |

3 Min Read

Deputeti demokrat Dashnor Sula është kthyer në një ndër temat më të diskutuara të politikës, pasi u la nga PD jashtë listave të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 Majit.

Fillimisht ai u fut në listat e kandidatëve të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Qarkun e Elbasanit, por marrëveshja dhe me ta u prish dhe ai u largua. Më pas, ashtu siç e ka pranuar edhe vetë, negocio me Flamur Nokën për t’u futur në listat e hapura të PD në Elbasan, por sërish nuk gjeti dakordësinë.

Ndërkohë, ditën e djeshme, Dash Sula mori lavde dhe një ftesë të papritur nga Edi Rama që t’i bashkohej, por si fillim duhet të dezinfektohej nga morrat e kënetës.

Në një reagim për Top Channel, Dash Sula njoftoi se nuk do të angazhohet politikisht në fushatë me asnjë parti, por grumbullin e ofertave që ka marr po i shqyrton për pas 11 majit, mes tyre nuk përjashton dhe atë nga Edi Rama.

“Luan kartën që kur s’të vlerëson shtëpia, domethënë që të vlerëson komshia. Kur ta di komshia, sta di shtëpia. Pra e ke brenda shtëpisë dhe nuk ia di kimetit, por ta di komshia, kjo pastaj nuk është faji im. Është faji i shtëpisë që më mbylli derën, faji i Berishës që nuk vlerësoi kontributet e mia dhe është meritë e kundërshtarit që mi njeh vlerat që bënë të mundur të tërheq të zhgënjyerit.”, tha Sula.

Ai tha se ftesën e Edi Ramës po e merr në konsideratë, por me kushtin që të ketë lirinë.

“Asnjë alternativë nuk përjashtoj por e kam të panegociueshme lirinë time si individ politik”, tha Sula.

Pendimit të Berishës, Dash Sula nuk i zë besë. Ai shfaqet i lënduar me familjen e tij politike që veprat sipas tij i ka ndryshe nga fjalët.

“Deklaratat publike të zotit Berisha nuk janë të vërteta. Kanë vendosur të më ndërpresin karrierën politike. Nuk më përfshinë as në listat e mbyllura as të hapura. Dhe rezultati nuk do jetë i dëshiruar më 11 maj. Jo vetëm humbëse por më shumë se humbëse. Fatkeqësisht me trishtim e them”, tha Sula.

“Duhet të dezinfektohet”/ Rama lëvdon Dash Sulën dhe e fton në PS: Jemi të hapur edhe për blunë!

Share This Article
Leave a Comment