Indeksi i çmimeve të mallrave të konsumit në muajin Shkurt pësoi sërish rritje.
Sipas INSTAT ky tregues u rrit me 1.9 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe me 0.3 për qind në raport me muajin Janar të këtij viti.
Kjo është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimit të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe grupi “Pije alkoolike dhe duhan”.
Ndërkohë çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” patën një shtrenjtim më të vogël.
Por krahasuar me muajin Shkurt 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan”, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” si dhe nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”.