Brenda mandatit të katërt bazë prodhuese ushtarake në Shqipëri, për dronë dhe armatime 

1 Min Read

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’Sy” gjatë bashkëbisedimit me komentuesit në rrjetet sociale iu përgjigj edhe një prej pyetjeve që kishte të bënte me ushtrinë dhe industrinë ushtarake. 

Rama u shpreh se tashmë ka nisur puna dhe po punohet për industrinë ushtarake prodhuese në të ardhmen. 

Ne po punojmë dhepo ndërtojmë partneritetet për të hedhur bazat e një industri të re ushtarake, sepse kjo është koha ditët e sotme, dhe brenda mandatit të katërt ne do kemi bazë prodhuese në Shqipëri, për automjete ushtarake, armatime, për dronë. Do ta kemi bazën prodhuese në Shqipëri”, u shpreh Rama. 

Ndër të tjera kryeministri u ndal edhe tek paga në Shqipëri për të cilën foli me shifra. Referuar të dhënave të INSTAT, Rama tha se paga mesatare e kombinuar mes sektorit publik dhe atij privat është 830 Euro, teksa në sektorin publik Kryeministri pohoi se paga mesatare është në 1030 Euro dhe ky prag shtoi ai do të rritet sërish. 

Share This Article
Leave a Comment