Berisha e quajti betejë mafiozësh dhe se është vetëm seria e parë e filmit të narkos. Lideri i opozitës tha se, kreu i organizatës le të kacafytet me mafien e tij, ndërsa demokratët do të vazhdojnë të bëjnë luftë për qytetarët.
“Ai e emëron, tjetri e shkarkon dhe emëron një tjetër. Funksionet janë të Këshillit Bashkiak, nuk janë të Ramës dhe Veliajt. Betejë mafiozësh. Rama emëron një tjetër sekretar, ky e ndalon nga burg, e kupton se në çfarë dore ka rënë bashkia e qytetit.
Kjo është seria e parë e filmit të narkos. Se çfarë do shihni në seritë e tjera do çuditeni ju dhe bota.
E lëmë kreun e organizatës të kacafytet me mafien e tij, ne bëjmë luftë për qytetarët”, tha Berisha.