Aksident në Bulqizë/ Drejtuesi i automjetit humb kontrollin dhe përplas për vdekje 59vjeçaren

1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Bulqizës, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi S.H., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar  këmbësoren shtetasen H.M., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Blutë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit në Komisariat.

Bulqizë/ Informacion paraprak

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment