Aksident në aksin Klos-Burrel/ Shoferi humb kontrollin, përplas të miturin |

1 Min Read

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Klos-Burrel.

Shoferi i automjetit tip furgon, shtetasi L.D., 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke përplasur një shtetas të mitur. I mituri është transportuar menjëherë në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Në aksin rrugor Klos-Burrel, shtetasi L.D., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar një shtetas të mitur, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.”- njofton policia.

Grupi hetimor po punon  për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment