Një aksident rrugor me vdekje ka ndodhur në aksin KlosBurrel, ku një automjet tip furgon ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar një fëmijë të mitur.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi L.D., 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke shkaktuar aksidentin. Fëmija i lënduar është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
The post Aksident në aksin Klos – Burrel, furgoni përplas fëmijën, i mituri humb jetën appeared first on GIJOTINA.