Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Bulqizë në vendin e quajtur “Ura e Vocit”.
Një 64-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga duke përplasur për vekje një këmbësore.
Viktimë ka mbetur 59-vjeçarja me inicialet H.M., ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
“Rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, shtetasi S.H., 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar këmbësoren, shtetasen H.M., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.”- njofton policia.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.