Adriatik Lapaj zbulon arsyen: Ja pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”

1 Min Read

Drejtuesi i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka diskutuar lidhur me çështjen e kandidimit të deputetit të Partisë Demokratike, Dashnor Sula në listën e koalicionit që ai drejton. I ftuar në emisionin “Opinion”, Lapaj ngërçin e mosmarrëveshjes. Lapaj renditi 3 arsyet që e shtynë për të përfshirë demokratin në listën e kandidatëve për qarkun e Elbasanit, por edhe shkakun se përse nuk u përfshi. Sipas tij, Sula kërkonte vendin e parë, të sigurtë, në listën shumëemërore.

Dashnor Sula nuk u përfshi në listën e sigurt të PD për qarkun e Elbasanit, ndaj edhe deputeti vendosi që të mos garonte më nën logon e demokratëve. Ndaj edhe vendosi që të kalonte dhe të kandidonte me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”. Por për shkak të mosmarrëveshjes u tërhoq dhe nga lista e Adriatik Lapajt.

Share This Article
Leave a Comment