Abuzim me tenderat, kalon për gjykim çështja ndaj deputetit Plarent Ndreca

3 Min Read

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e deputetit Plarent Ndreca dhe 15 të tjerëve.

Përmes një njoftimi zyrtar mësohet se Ndreca akuzohet  për abuzim me tenderat, gjatë kohës që ka qenë Sekretar i përgjithshëm të Ministrinë e Brendshme.

Mësohet se edhe 15 të pandehurit e tjerë akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Njoftimi:

1. Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal Nr. 240 të vitit 2021 në ngarkim të të pandehurve Plarent Ndreca, Denisa Skënderaj, Blendi Kovi, Lira Kolasi, Ferdinant Tarazhi, Grida Isufi, Jonarda Qurku, Lindita Mukaj, Silva Dauti, Denisa Klosi, Julia Hysa, Elora Kokalari, Aida Shehi, Klejdi Meço, Emiliano Mehmeti dhe Erand Rroboçi”.

2. Në seancën e datës 20.03.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Elsa Ulliri, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 41, datë 20.03.2025, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës.

2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal Nr. 240 të vitit 2021 në ngarkim të të pandehurve:

xiv. Klejdi Kujtim Meço i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal;

xv. Emiliano Flamur Mehmeti i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal;

xvi. Erand Majko Rroboçi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal.

3. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me tjetër trup gjykues, të përbërë nga tre gjyqtarë Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al

4. Fashikulli i gjykimit në bazë të nenit 332/ë/4 të K.Pr.Penale do të përmbajë të gjitha aktet që janë kryer gjatë hetimeve paraprake dhe që ndodhen në dosjen penale të procedimit penal Nr. 240/2021 të Prokurorisë së Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe aktet e kryera gjatë seancës paraprake.

5. Pjesë e fashikullit të gjykimit bëhen edhe kërkesat për gjykim të shkurtuar të paraqitura nga të gjithë të pandehurit, me përjashtim të të pandehurit Plarent Ndreca.

6. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim

Share This Article
Leave a Comment