Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili kandidon në listë të hapur në Tiranë, në një mesazh audio nga qelia bëri thirrje për pjesëmarrje masive në votime dhe votë për koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që siç shprehet do ketë këtë radhë 84 mandate.
Në këtë mesazh, Meta i cilëson zgjedhjet e 11 majit si momentin vendimtar për përmbysjen e kryetarokracisë dhe rikthimin e demokracisë funksionale në vend.
Ai thekson se PL nuk ka hyrë në këtë koalicion për të marrë disa mandate por për të siguruar një fitore të padiskutueshme.