Trafik droge/ GJKKO dënon me 12 vite burg Jovan Memajn dhe 3 vite Bernard Tahirajn |

1 Min Read

GJKKO ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burg dy persona, të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Shpirti” dhe që akuzohen për trafik droge.

Bëhet fjalë për shtetasit Jovan Memaj dhe Bernard Tahiraj, mbi të cilët rëndojnë disa vepra penale.

Konkretisht, Jovan Memaj shpallet fajtor për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Në përfundim ai dënohet me 8 vite burgim.

Memaj shpallet i pafajshëm për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” për shkak se nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën që akuzohet.

Ndërsa Bernard Tahiraj u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” e kryer në bashkëpunim dhe në përfundim u dënua me dy vite burg.

Për Tahirajn u pushua akuza për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.

Share This Article
Leave a Comment