“Tesla” humb kontrollin dhe përfundon në trotuar, përplas këmbësorët, 7 të plagosur në Londër

1 Min Read

Shtatë persona janë plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spital pasi një makinë Tesla kaloi trotuarin dhe është përplasur me grupin e këmbësorëve në Londër.

Pamjet tregojnë pasojat e përplasjes teksa makina e bardhë e prishur shihet jashtë një dyqani në Sainsbury dhe këmbësorët shihen të shtrirë në trotuar.

Copa mbeturinash të zeza janë shpërndarë gjithashtu në kryqëzimin e Mile End Road dhe Harford Street në Stepney Green, në lindje të Londrës ku ndodhi përplasja të dielën pasdite.

Share This Article
Leave a Comment