Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sonazhet e publikuara në disa media, që nxjerrin fitues PS e drejtuar nga Edi Rama. Në një emision televiziv, ai i quajti të manipuluara duke shtuar se qeveritarët përpunojnë shifrat dhe më pas ato publikohen.
“Këtë herë ai do të dali i përmbysur. Me këtë entuziazëm që shoh unë te shqiptarët ai do të përfundojë në shifrat e 1992. Të themi që shqiptarët janë budallenj, nuk janë kurrë, të themi që hanë bar, nuk hanë kurrë”, u shpreh Berisha.
Duke folur për takimet me diasporën, tha se është fakt i pamohueshëm,optimizmi i madh që ka shpërthyer e po shpërthen te shqiptarët, për t’u ndarë nga “narkodiktatura e Shqipërisë” dhe “narkoditaktori Edi Rama”.
Sipas Berishës, takimet e Ramës me diasporën nuk kanë qenë tësuksesshme. ‘Kush i nisi takimet i pari, a i nisi Rama. Si i sosi, ju fikën takimet, i mbylli takimet ai. S’është vetëm kjo që sheh, u detyrua të mbyllë takimet. Taulant Balla u bë zjarrfikësi kryesor i tyre, se prisnin. Balla u thoshte bashkëpunëtorëve se s’na presin, nuk na duan. Ndaj Rama s’guxonte të shkonte më, mori fund, iku’, u shpreh Berisha.
Berisha foli edhe për lëvzjet e para të qeverisë së tij pas zgjedhjeve. “90 ditët e para do të vendoset minimumi jetik 200 euro. Janë 800 mijë pensionistë që janë me pensione ndën 200 euro. Rroga mesatare do jetë 1200 euro, ajo minimale 500 euro’, theksoi Berisha.
‘Ajo (Yuri Kim) duhet të shkojë para drejtësisë. Atëherë them se është zgjidhja. Ajo ka pasur akte korrpusioni në Shipëri për të cilat jam shprehur publikisht. Disponojn indicie shumë të fortë për autoritetet nqs ato duan ta hetojnë. Ato që i kam thënë unë asaj i kam pasur 100% të faktuara dhe të dokumentuara’, u shpreh Berisha.
Debati në studio lidhur me sonazhet
Drejtuesi i emisionit Çim Peka: Sa po ka publikuar sondazhin EuroBarometri. PS 35% në Tiranë, PD 24%, 23% të pavendosur, të tjerat janë partitë e vogla. PS është në minimumin historik që pas 2013.
Berisha: A ka ndonjë kullë aty?
Peka: Po ka…
Berisha: Kaq. 0 sondazhi, vizë…Kur sondazhin e shohin më parë qeveritarët dhe përpunojnë shifrat, unë e quaj shumë të rëndë këtë që po bëhet.
Analisti dhe gazetari Andi Bushati: Ne dimë si do dali përmes EuroNeës. Sondazhi i EuroNeës, unë mendoj se rezultati i zgjedhjeve është i manipuluar por ashtu del. Ajo që nxjerr Euroneës është ajo që vërtetohet ditën e zgjedhjeve.
Berisha: Këtë herë ai do të dali i përmbysur. Me këtë entuziazëm që shoh unë te shqiptarët ai do të përfundojë në shifrat e 1992. Të themi që shqiptarët janë budallenj, nuk janë kurrë, të themi që hanë bar, nuk hanë kurrë. Ç’është ky shpërthim? Nuk është problemi sa ishte numri, por aty ishte shpërthimi i tyre me një energji të jashtëzakonshme. Sot shqiptarët po shfryjnë më shumë se kurrë kundër regjimit dhe po shpreh besimin më të madh te PD dhe aleanca jonë, duke arritur vërtetë të prekë telat e shqiptarëve, ka arritur të pëlqehet prej tyre.