Tani e kanë bërë publike dashurinë, Zoti ua shtoftë!

1 Min Read

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi gjatë konferencës me gazetarët përballjen në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Lulzim Basha.

“Atë që e kishin të fshehtë e nxorën hapur, mund të them se dashuritë janë me faza, kanë fazën publike, e kishin, tani dolën publikisht, Zoti ua shtoftë”, tha Berisha me ironi.

Që prej të dielës kryeministri dhe ish kreu i PD kanë nisur replikat online, ndërsa pak javë na ndajnë nga zgjedhjet parlamenare të 11 majit.

Basha përmes videove nën tingujt e muzikës, dhe nga ana tjetër Rama me deklaratat në takimet me kandidatët në qarqet e vendit.

Share This Article
Leave a Comment