Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ‘thumbuar’ kandidatët e PS për zgjedhjet e 11 majit, teksa shprehet se beteja e tij për fshatin dhe bujqësinë nuk do të ndalet.
Në një postim në rrjetin e tij Facebok, Braçe përmes një video shprehet se nuk do të pyesë për ministrat që flenë, vegjetojnë, mendohen 1 vit, 2, 3, 6 vjet e që vijojnë të mendohen pa bërë asgjë duke e lënë fshatin nën harresë. Ndër të tjera, ai tha se do të vijojë betejën për TVSH-në e bujqësisë.
“Tirana ka fshat! Pooo ka fshat! Fshati i Tiranës prodhon; Është prodhuesi i dytë bujqësor e blegtoral në vend! Beteja për fshatin, prodhimin e fshatit është beteja e dyte për te cilën do jem në Kuvend! Janë dy beteja në një; E para-nga Rrogozhina, Kavaja ne Shëngjergj, nga Kamza ne Kërrabë, duhet te mbrojmë token bujqësore;
Ky qark nuk ka me nevoje për beton, ka nevojë për fshatin; ne nuk mund t’i zhdukim Tiranës fshatin; ritmi i betonit po zhbën fshatin; ky qark ka nevojë që fshati të prodhojë ushqim të freskët bujqësore e blegtoral, nuk ka nevojë të importojë që t’i japë tokë betonit.
E dyta-do vijoj betejën për TVSH-në e bujqësisë, atë që në 6 vite ka bërë dëme kolosale në bujqësi e blegtori; do vijoj betejën kundër skemës se rehatit në Bujqësi e Blegtori, skemë që bën sikur ndihmon por që nuk nxit prodhimin në rendimet e cilësi; do barazojmë TVSH e do subvencionojmë çdo kilogram prodhim në fund të kësaj beteje. Nuk jam vetëm jooooo!-shprehet Braçe në video.
Nga ana tjetër ai ka përmendur dhe deputetët e zonave rurale, ku është shprehur se do e bëj bashkë me ta.
‘Është një beteje që do e bëj me Xhemalin, Tonin, Etjenin, Ornaldon, deputet sot në fshatin e Tiranës e kandidate sërish, cilindo tjetër që do të na bashkohet për fshatin, popullin e tij, ushqimin e mirë e të freskët të vendit!
Do e bëjmë duke luftuar fort, akoma me fort pa pyetur me për ministra qe flenë, vegjetojnë, mendohen 1 vit, 2, 3, 6 vjet e qe vijojnë te mendohen pa bere asgjë e duke lenë fshatin nen goditje! Është beteja qe i kam kushtuar jetën! Nga Rrogozhina, Kavaja, Ndroqi, Peza, Arbana, Bultica, Kashari, Vora, Preza, Domja, Baldushku, Picalla, Petrela, Bezhita, Iba, Farka, gjithe nen Dajti deri ne Shengjergj, kane nevoje për këtë beteje! Unë di ta bej këtë betejë”, shkruan Braçe në postimin e tij.’-përfundon Braçe.