S’ka ndodhur kurrë më parë në trojet tona |

1 Min Read

Një incident i shëmtuar ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një qytetar është kapur nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë, Kuranin.

I dyshuari për këtë akt të rëndë është arrestuar nga policia, ndërkohë që vijojnë hetimet lidhur me incidentin.

Gent Gjini, avokat nga Prizreni e cilësoi ngjarjen të rëndë dhe të paprecedentë më parë në trojet shqiptare.

“Si besimtar mysliman në muajin e shenjtë të Ramazanit një akt i tillë nga një qytetar, ta grisë Kuranin në mes të qytetit të Prizrenit është një akt i papranueshëm dhe një akt i paprecedent, pasi nuk ka ndodhur më parë në trojet shqiptare.

Këto dukuri nuk ndodhin në trevat shqiptare dhe nuk janë njohur. Nuk dihet të kalohet si diçka normale kjo dukuri, duhet të kuptojmë dhe të zbërthejmë indiciet pasi Prizreni ka tolerancë fetare por duke parë fenomenin e grisjes së Kuranit ne vendet perëndimore këtu është diçka më tepër se sa thuhet se personi në fjalë ka probleme mendore. Duhet të zbulohet nëse ka qenë i shtyrë nga dikush apo i indoktrinuar. Prokuroria po heton dhe mbetet të shihet çfarë fshihet pas këtij akti”, tha avokati.

Share This Article
Leave a Comment