Shqiptari akuzohet për krime lufte në Kosovë, nis gjykimi në mungesë

1 Min Read

Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur të mërkurën aktakuzë kundër të pandehurit M.I, i shtetësisë shqiptare, nën dyshimet se ka kryer veprën penale, “krim i luftës kundër popullatës civile” në bashkëpunim me pjesëtarë të forcave policore serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjykimi është propozuar të mbahet në mungesë, meqë i pandehuri gjendet në arrati.

Gjykimi në mungesë, sipas sistemit të drejtësisë në Kosovë, mund të zhvillohet vetëm me kusht që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për ta siguruar praninë e të akuzuarit.

Më 26 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim Çedomir Aksiqin, për akuzën krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera nga janari deri në maj të vitit 1999 në territorin e komunës së Shtimes, përkatësisht në fshatrat Reçak, Malopolc dhe Petrovë.

Ky është vendimi i parë për krime lufte i marrë në mungesë, bazuar në Kodin e ndryshuar të Procedurës Penale të vitit 2022.

Share This Article
Leave a Comment