GJKKO dënon 2 prej të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Shpirti’ të ndërmarrë në 2021.
Jovan Memaj u dënua në total me 8 vite burg për akuzën “kultivim I lëndëve narkotike, trafikim narkotikësh, grupi i strukturuar kriminal”, pastrim I produkteve kriminale.
Ndërsa Bernard Tahiraj është dënuar me dy vite burg për “trafikim i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Operacioni “Shpirti” u zhvillua në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona në total, mes të cilëve edhe punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri. Sipas dosjes së SPAK anëtarët e këtij grupi akuzohen se në bashkëpunim me 4 italianë dhe një shqiptar të njohur si Eltjon Bregu kanë trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.
Gjykimi i të pandehurve ka vijuar i ndarë për shkak se disa kanë pranuar gjykim të zakonshëm dhe për disa të tjerë është pushuar. Në 2023 Gjykata e Posaçme dha në total 150 vite burg për 15 persona të akuzuar si anëtarë të këtij grupi.
Anëtarët që u dënuan në 2023
- Aleks Memaj 15 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 10 vjet burg
- Saimir Kurti 13 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet e 8 muaj burg
- Erind Hysomemaj 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
- Klajdi Ademi (Hysomemaj) 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
- Toni Kushi 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
- Mariglen Çaçi 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
- Aleksandër Neço 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
- Çezar Xhomemo 3 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 2 vjet burg (lirohet, ka mbyll dënimin)
- Shkëlzen Kamberi 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
- Malton Lleshi 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
- Luan Zylyftari I pafajshëm (akuzohej për kultivim narkotikësh & grup i strukturuar kriminal)
- Artan Zylyftari 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
- Geri Zylyftari 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
- Erind Zylyftari 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
- Ilir Gaba 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
- Festim Lelaj 3 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 2 vjet burg