Rivali kryesor i Erdogan/ Pas arrestimit të kryebashkiakut Imamoglu, shpërthejnë protestat në Stamboll

2 Min Read

Protestat dhe incidente kanë shpërthyer në Stamboll pas anulimit të gradës së kryetarit të bashkisë dhe kandidatit për president të CHP, Ekrem Imamoglu si dhe arrestimit të tij mëngjesin e së mërkurës. Pavarësisht ndalimit, studentët e universitetit u mblodhën për të protestuar.

Më pas marshimi u drejtua drejt bashkisë së qytetit në zonën e Saratchane. Në mobilizim morën pjesë edhe studentë nga universitete të tjera në Stamboll. Policia turke ndaloi protestuesit para Shkollës Ekonomike. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa studentët deklarojnë se do të vijojnë protestat e tyre.

Arrestimi i bujshëm vjen në një kohë kur shumë figura opozitare janë ndaluar në gjithë vendin, gjë që është cilësuar nga shumë si përpjekje e politizuar për t’i heshtur kundërshtarët. Për opozitën nuk ka asnjë dyshim mbi prapaskenat e një lëvizjeje të tillë:

Zgjedhjet e ardhshme janë planifikuar për vitin 2028, por Erdogan e ka arritur kufirin e lejuar prej dy mandatesh si president, pasi më parë ka shërbyer si kryeministër.

Nëse dëshiron të garojë përsëri për president, ai duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme dhe të pretendojë se nuk e ka përfunduar mandatin e tij të dytë, ose i duhet ta ndryshojë Kushtetutën.

Imamoglu është duke u hetuar për dy raste të vecanta që përfshijnë ndër të tjera akuza për drejtimin e një organizate kriminale, ryshfet dhe manipulim në tendera.

İstanbul Üniversitesi’ndeki yürüyüşte öğrenci seli polis barikatını böyle aştı!https://t.co/MYXuZcOj5z pic.twitter.com/UgcWd1xaQq

— BirGün Gazetesi (@BirGun_Gazetesi) March 19, 2025

Share This Article
Leave a Comment