“Rama ka fyer edhe një herë shoqërinë!” Salianji komenton listat e PS-së: Nga sindikata e krimit te shoqata e delikuentëve

6 Min Read

FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka komentuar nga burgu listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Salianji thotë se kryeministri Edi Rama me zgjedhjet e tij fyer edhe njëherë shoqërinë. Ai shton se përpjekja e Ramës për t’u dukur i ri është kaq artificiale sa nuk ngjit dot, sipas tij, prej qeverisjes së gjatë e të mbrapshtë, prej dekompozimit që kutërbon skandal e pisllëk në çdo sektor. 

Demokrati thotë se Rama është një trup qeveritar obez nga hajdutëria, majmur nga skandalet, infektuar nga lidhjet me krimin,dhe kërkon të vendosë buzëkuq dhe pudër para 11 majit, me një listë fasadë emrash në funksion të trukut të autokratucit.

Ai thekson se me fytyrat “të reja e të pafajshme”, në fakt Rama i jep një tjetër goditje rregullave të lojës, meritës, demokracisë e parlamentarizmit. Sipas tij, ata nuk përfaqësojnë asgjë përpos nevojës ulëritëse të shefit të tyre për të mbajtur me çdo kusht karrigen më të korruptuar e më të inkriminuar në Europë e më gjërë.

POSTIMI:

Lista e Ramës, nga sindikata e krimit tek shoqata e delikuentëve

Perpjekja e të lodhurit, të konsumuarit Rama për t’u dukur i ri është kaq artificiale sa nuk ngjit dot prej qeverisjes së gjatë e të mbrapshtë, prej dekompozimit që kutërbon skandal e pisllëk në çdo sektor. Një trup qeveritar obez nga hajdutëria, majmur nga skandalet, infektuar nga lidhjet me krimin, kërkon të vendosë buzëkuq dhe pudër para 11 majit, me një listë fasadë emrash në funksion të trukut të autokratucit. Me fytyrat gjasme të reja e të pafajshme, në fakt Rama i jep një tjetër goditje rregullave të lojës, meritës, demokracisë e parlamentarizmit. Ata nuk përfaqësojnë asgjë përpos nevojës ulëritëse të shefit të tyre për të mbajtur me çdo kusht karrigen më të korruptuar e më të inkriminuar në Europë e më gjërë.

Duke ndihmuar në këtë qëllim, fytyrat gjasme të reja e të pafajshme, bëhen bashkëpunëtorë në një qëllim të keq e kriminal. E vetmja lodhje e mundim që këta rishtarë në listën e Ramës kanë patur, ka qënë se kush thur lavde më të forta për bosin e madh. Dhe kjo nuk është një garë e lehtë, kur dimë se disa maja aty i kanë shënuar elisat me shokë, duke e cilësuar skenderbe, odise, markë ndërkombëtare, e plot lajthitje të kësaj natyre. Nga Lenka e kecave, tek Nazmia që dallon defektin e Rames qe ecen 10 hapa para, e tek shumë anonimë të tjerë, autokratuci ka gjetur garancinë e tufës që pertyp kollaj çdo idiotesi, e që s’duhet të ketë mendim. Një produkt i neuroneve më djallëzore të shefit të madh, që kërkon qënie tabula-rasa, tek të cilët të klonojë adhurimin për veten e tij.

Me këto përzgjedhje, ai sërish ka bërë atë që në mënyrë të përsëritur bën. Ka fyer edhe një herë shoqërinë. Sipas tij, vajzat dhe djemtë, burrat e gratë në këtë vend qenkan servilë e të poshtëruar, derisa u përfaqësokan me këta që ai ka caktuar në listë. Por e vërteta nuk është kjo. E vetmja gjë nga e cila vuajnë të rinjtë e të reja, burrat e gratë e këtij vendi është pamundësia, mungesa e shpresës dhe e besimit, dhe rënia e standarteve në këto 12 vite të qeverisjes tënde. Renie e cilësisë së jetës deri në varfëri. Nuk ka dyshim se listat janë ndoshta një moment argëtimi për autokratucin. Ai degdis pa lajmëruar njerëz që kanë kontribute dhe janë përpjekur për atë parti, dhe nxjerr në krye kë të dëshirojë. Eshtë një nga trillet e tij për të demonstruar pushtetin absolut dhe tiraninë. Nuk ka më një Parti Socialiste, në fakt. Por një amalgamë si eksperimenti në atelienë private.

Këtë e dinë të gjithë tanimë. Truke të tilla nuk hyjnë më në punë. Por dhe ky buzëkuqi për të dielen e 11 majit, tenton gjithashtu të fshehë përpjekjet e errëta dhe të nëndheshme që ai sërish po bën e do të bëjë për të kapur, manipuluar, shantazhuar e blerë votën. Sindikata e krimit dhe e bandave do të miklohet sërish. Administrata është nën terror. Pasanikët e tenderave të pisët me qese me euro vijnë vërdallë. Po shqiptarët jam i bindur se e kanë kuptuar mirë që asnjë favor i shpejtë në këmbim të dhënies pushtet sërish për Edi Ramën, nuk ja vlen me dhimbjet e pasojat e rënda që sjell qeverisja e keqe. Kësaj të vërtete nuk ka çfarë i bën më autokratuci. Ai do të humbë me 11 Maj. Dhe është rasti tipik, kur humbësi, i humb të gjitha. Imunitetin, pushtetin, lavdinë, venerimin. Do të shohë se si do të bëhen të gjitha pluhur në një ditë. Ai më shumë se askush tjetër ka punuar për këtë fund.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsalianjiervin%2Fposts%2Fpfbid02UCJdzEEe5ytEEPWiYgToHR1huE2nh8Ea9T2EwzFBGPcgXo9jBeTKuKRGM1XUHdhxl&show_text=true&width=500

Share This Article
Leave a Comment