Rama ftoi Dash Sulën t’i bashkohet PSsë/ Berisha: E ka vendin në PD, gaboi që shkoi te Lapaj…

1 Min Read

Kreu i PDsë Sali Berisha ka komentuar sot deklaratën e kryeministrit të Edi Ramës i cili e la derën e hapur të PS për demokratët, edhe për Dashnor Sulën.

Berisha u shpreh se, Dash Sula e mori përgjigjen nga Rama, për përzgjedhjen e tij të gabuar me Adriatik Lapajn.

Sipas Berishës janë paterica e Ramës.

“Së pari Dashnor Sula është një eksponent i PD me investime reale në parti dhe vendi i tij është në PD. Njeri të pagabueshëm nuk ka. Ideja e tij për të gjetur strehë tek Llapaj e mori përgjigjen nga Rama.

Rama i thotë sa shkon te Llapaj hajde te unë, është njëlloj por unë jam padroni. Në këto deklarata shihet sa e pavend dhe e gabuar ishte përzgjedhja që bëri Dashi me Llapajn.

Se ata janë paterica të Edi Ramës”, tha Berisha.

The post Rama ftoi Dash Sulën t’i bashkohet PSsë/ Berisha: E ka vendin në PD, gaboi që shkoi te Lapaj… appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment