Në studion e “Opinion” këtë të mërkurë është Adriatik Lapaj, udhëheqësi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Përballë moderatorit të emisionit Blendi Fevziu, ai argumentoi fillimisht se pse nuk iu bashkua koalicionit opozitar “Për Shqipërinë Madhështore”.
“Ajo që ka ndodhur me sistemin aktual është se janë mbajtur jashtë vlerat dhe njerëzit e mirë”, shtoi ai sa i takon listave të kandidatëve për deputet të forcave të tjera politike.