Policia kryen aksion në jug dhe veri të Kosovës |

1 Min Read

Policia e Kosovës ka nisur një aksion të vazhdueshëm policor të mërkurën në rajonet e Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut, që besohet se ka të bëjë me kontrabandën e armëve dhe municionit.

Aksioni është duke u kryer nga njësia e Policisë së Kosovës kundër Krimit të Organizuar në disa lokacione në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës për rajonin e veriut ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se po e ndihmon këtë njësi nga Prishtina, por nuk dha më shumë hollësi.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se veprime të ngjashme po zhvillohen në rajonin e Mitrovicës së Jugut.

Policia e Kosovës ende nuk i është përgjigjur Radios Evropa e Lirë në pyetjet në lidhje me hollësitë e këtij operacioni policor./ REL

Share This Article
Leave a Comment