“O je më buf se bufi, ose je kreu i bandës”, Basha i përgjigjet Ramës dhe i lë porosi dy paketa: U mbush 313ta me…

2 Min Read

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama. Kësaj radhe Basha me ironi i thotë kryeministrit se pse ka ngelur pasagjer dhe s’ka hipur asnjëherë në timon, pasi për të i japin të tjerët dhe më pas i çon në burg.

Në fund Basha ka dhe një porosi për Ramën, dy paketa, që do t’ia lej në emision tek Arjan Çani.

Reagimi i plotë i Bashës:

O Rame, pasagjer ngele mor burr. Si s’të pash një herë në timon! Apo harrova, s’di me i dhënë ti. I japin të tjerët për ty, pastaj firifiu, i çon tek vendi ti apo jo? Ku i ke shokët më Ram, ku i ke ata që i vendosje në timon, ata që firmosnin për ty. Mirë një në burg, dy në burg, tre në burg, katër në burg, pesë në burg, gjashtë në burg, por u mbush 313 me shokët e tu mo Rame. Si i bie kësaj pune, o ti je më buf se bufi, t’i vjedhin shokët mbrapa shpine, ose ti je nona e kësaj pune, je kreu i bandës. E Rame, Rame, kom një porosi po ta lej te Çani, këto dy paketat.

Share This Article
Leave a Comment