Nuk ndalen! Pas telefonatës Trump-Putin, Rusia dhe Ukraina bombardojnë njëra-tjetrën

2 Min Read

Nuk ka armëpushim as pas telefonatës së shumëpritur Trump-Putin: Rusia dhe Ukraina kanë ndërmarrë sulme të ashpra ajrore duke dëmtuar infrastrukturën e njëra-tjetrës, dhe kjo pasi shefi i Kremlinit duket nuk u bind nga propozimi amerikan për një armëpushim 30-ditor.

Putini ra dakord për një pauzë një mujore të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike gjatë bisedës telefonike me kreun e Shtëpisë së Bardhë, megjithatë e hodhi poshtë idenë e një armëpushimi të plotë.

Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Moska ka shënjestruar gjatë natës “infrastrukturën civile” , duke përfshirë një spital në Sumy.

“Putini” tha Zelensky, nuk është gati për fundin e kësaj lufte.

I dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff deklaroi se bisedimet për Ukrainën do të vazhdojnë të dielën në Geddah, të Arabisë Saudite.

Sipas të dhënave të Kremlinit, Putini i ka dhënë urdhër ushtarakëve të tij që të ndërpresin sulmet ndaj impianteve energjetike ukrainase, por ndërkohë është e paqartë se kur supozohet të hyjë në fuqi udhëzim.

Putin deklaroi, se Rusia dhe Ukraina do të shkëmbejnë secila palë reciprokisht 175 robër lufte. Gjithashtu Moska do të lirojë për t’u kthyer në atdhe dhe 23 ushtarë ukrainas të plagosur rëndë.

Ai thuhet po ashtu të ketë insistuar gjatë telefonatës me Trumpin që SHBA dhe aleatët t’i japin fund mbështetjes ushtarake dhe me shërbimet sekrete për Kievin.

Share This Article
Leave a Comment