Nga armëpushimi me Ukrainën, shkëmbim i të burgosurve e deri te ndeshja e hokey-t SHBA-Rusi, çfarë u diskutua në bisedën telefonike Trump-Putin?

2 Min Read

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu rus, Vladimir Putin kanë realizuar një bisedë telefonike, ku raportohet se është rënë dakord për disa faktorë rreth luftës në Ukrainë dhe zhvillimeve botërore. Sipas mediave të huaja, dy liderët folën për rreth një orë e gjysmë në një telefonatë. Trump tha përpara telefonatës se ai priste të diskutonte ndarjen e aseteve të caktuara.

Por çfarë dihet rreth bisedës telefonike mes Trump dhe Putin, pikat e dakordësisë dhe ndryshimet që solli?

Putin urdhëroi ushtrinë të ndalojë goditjen e infrastrukturës energjetike të Ukrainës për 30 ditë si pjesë e një armëpushimi të kufizuar dhe tha se do të shqyrtonte ndalimin e veprimeve ushtarake në Detin e Zi.

Ukrainasit duhet të bien dakord për këtë, por disa deputetë, gazetarë dhe analistë kanë sugjeruar se është një kërkesë në interes të Putinit, pasi Kievi po dëmton për momentin rafineritë ruse të naftës dhe dimri pothuajse ka përfunduar, kështu që nevoja për të mbrojtur infrastrukturën e tij është zvogëluar.

Putin përsëriti pretendimet se bisedimet duhet të trajtojnë “shkaqet rrënjësore” të konfliktit duke përsëritur në thelb vijat e kuqe të Kremlinit në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe armatimin e saj. Për këtë qëllim, Putin tha se çdo marrëveshje afatgjatë do të kërkonte një ndalim të plotë të ndarjes së inteligjencës dhe ndihmës ushtarake për Ukrainën nga të gjithë partnerët e huaj.

U ra dakord që një shkëmbim i të burgosurve të ndodhë me 175 robër lufte që kthehen në Ukrainë dhe 175 që kthehen në Rusi.

Rusia do të dorëzojë gjithashtu 23 ushtarë ukrainas të plagosur rëndë.

U ra dakord gjithashtu që negociatat për një armëpushim të plotë të fillojnë menjëherë në Lindjen e Mesme.

Trump ofroi që ekipi amerikan i hokey-t në akull të luante kundër Rusisë ndërsa ideja u mbështet nga Putin. 

Share This Article
Leave a Comment