Nëse PD-PS nuk e bëjnë dot 71-in, me cilën do të formonit qeverinë? Lapaj tregon vendimin |

2 Min Read

Lideri i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj foli sonte në studion e “Opinion” për ambicien e tij në garën e 11 Majit dhe programin e kësaj force politike.

Për këtë të fundit tha se “është i detajuar për të gjitha fushat e jetës, nga më shumë se 100 ekspertë për një periudhë 14 mujore”.

Po çfarë ndodh nëse partia e tij merr të ashtuquajturën “votë të artë”?

Blendi Fevziu: Nëse ju, do të keni një mandat të artë, që PD dhe PS-ja nuk e bëjnë dot 71-in, me cilën nga forcat bëni koalicion?

Adriatik LapajE para biem dakord që në Shqipëri blihet vota, që administrata përdoret për zgjedhjet, këto janë fenomene…Në funksion të kësaj nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Blendi Fevzu: Është turp që ky vend nuk bën dot zgjedhje! Ashtu siç bën Kosova…

Adriatik LapajUnë deri tani thashë faktin. Kontributi më i madh që mund të bëjmë është të bëjmë për herë të parë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Blendi Fevziu: Inshallah

Adriatik LapajAmin, se jemi dhe në muaj të shenjtë. Nëse të nesërmen kemi këtë votën e artë, atëherë, për të garantuar që do bëhen zgjedhje që vota nuk blihet, do ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Blendi Fevziu: Deklaratë elektorale apo reale? Se shënohet kjo…

Adratik LapajKjo është fytyra ime! Jo për arrogancë, destabilitet, por për një arsye të thjeshtë… E para do çlirojmë administratën, do hedhim në kosh te plehrave ato paratë që janë përdorur për të blerë vota dhe do demotivojmë krimin. Ky është mesazhi.

Share This Article
Leave a Comment