Ndryshimi i emrit të babait nga Lapaj, por çfarë ndodh me listat familjare?

2 Min Read

Nisma Shqipëria Bëhet është një prej subjekteve që ka ambicie për të qenë në parlament, referuar edhe disa sondazheve, por problemi mbetet i njëjtë: pragu në bazë qarku.

Koalicioni i drejtuar nga Adriatik Lapaj ka kundërshtuar kodin zgjedhor, për këtë arsye janë vënë re emrat e familjarëve në listat e mbyllura të deputetëve. Në rast zgjedhje, ata do të dorëhiqen për t’u hapur vend të zgjedhurve në garë. Nuk dihet nëse është kjo arsyeja apo këto parti nuk kanë pasur njerëz për të mbushur listat në një proces që e dinë se sa vështirë është të fitojnë.

Veç Adriatik Lapajt, Endri Shabanit dhe Pano Sokos, surpriza e këtyre listave është gazetari Ferdinand Dervishi. Edona Haklaj, po ashtu nga fusha e gazetarisë, konkurron në kryeqytet. Ajo është tërhequr nga gazetaria dhe është angazhuar politikisht me Shqipëria Bëhet. Në listën e Tiranës bie në sy kandidimi i motrave Dorina Prethi dhe Ensuela Ndrejaj. Prethi, avokate, një ndër emrat e promovuar nga Lapaj së fundmi.

Qarku i Beratit solli diskutime të shumta, pasi kryesues në listë është babai i Adriatik Lapajt, Fermani. Sipas tij, ishte vetëm një metodë për të kundërshtuar listat e hapura dhe vendosi që në listën përfundimtare ta zëvendësonte të atin.

 

 

Share This Article
Leave a Comment