Kombëtarja shqiptare e futbollit ka udhëtuar sot pasdite drejt Anglisë, ku të premten do të luajë ndeshjen e parë të kualifikueseve të Botërorit 2026.
Trajneri Silvinjo ka vendosur që stërvitja e skuadrës të zhvillohet më herët gjatë ditës së mërkurë, për t’i dhënë mundësinë ekipit të udhëtonte në pasdite dhe të kishte kohë për t’u rikuperuar për ditët e ardhshme.
I gjithë ekipi ka udhëtuar për në Londër, dhe trajneri ka preferuar të marrë me vete 26 lojtarët. Megjithatë, prania e dy mbrojtësve, Ismajlit dhe Kumbullës, është e pasigurt për shkak të problemeve fizike të të dyve, që mund të ndodhin para sfidës të premten.