Bashkëkryetari i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, Enkelejd Alibeaj ka ndjekur të njëjtat hapa si koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, dhe ka futur në listat e mbyllura familjarët e tij. Në listat e mbyllura të qarkut të Tiranës, Alibeaj ka vendosur dy vajzat e tij dhe nënë e tij, e cila është 74 vjeçe.
Gjithashtu, Alibeaj e ka pranuar këtë duke thënë se ishte një strategji për të pasur mundësi që të jetë e hapur gara për kandidatët e koalicionit. Alibeaj shtoi se ato do të dorëhiqen nesër.
E njejtë strategji u përdor edhe nga koalicioni i “Nismës Shqipëria Bëhet”, pasi Adriatik Lapaj vendosi të atin në vendin e parë të listës shumëemërore të kandidatëve për deputetë për qarkun e Beratit. Ndërsa, në listën e finalizuar që është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) emri i babait të tij nuk figuron më.