Kuvendi serb pranoi dorëheqjen e kryeministrit, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të reja |

1 Min Read

Pasi Kuvendi i Serbisë pranoi dorëheqjen e kryeministrit, Milos Vuçeviç, ka reaguar edhe presidenti, Aleksandër Vuçiç i cili ka deklaruar se nëse nuk formohet qeveria e re brenda një afati prej 30 ditor do të zhvillohen zgjedhje te reja.

Sipas tij, këto zgjedhje mund të mbahen në datën 8 qershor.

Pas dorëheqjes së Vuçeviç më 28 janar, presidenti Vuçiç njoftoi se nuk do të ketë qeveri kalimtare, por theksoi se ka detyrimin që të iniciojë procesin për zgjedhjen e qeverisë së re.

“Nuk do t’i shmang konsultimet, edhe pse e di se do të marr vetëm ofendime dhe nuk di çfarë tjetër nga ata që nuk kanë dy apo tre për qind në skenën politike serbe, por që mendojnë se po i bëjnë lajka dikujt me këtë”, tha Vuçiç, duke theksuar se do të dërgonte ftesë për konsultime dhe se ishte i hapur edhe për zgjedhje.

Ai shtoi se diskutimet më të rëndësishme do të jenë brenda SNS-së ( Partia Progresive Serbe).

Share This Article
Leave a Comment