I “prishën” qetësinë Ramës, policia e Lezhës arreston aktivistët e “Shqipëria Bëhet” |

2 Min Read

Anëtarë të “Shqipëria Bëhet” dhe banorë të Lezhës ditën e sotme morën pjesë paqësisht në një protestë ku kryeministri Edi Rama do të zhvillonte takimet e tij elektorale.

Aktivistët protestuam me parullën “Na morët frymën”, për ndotjen që fabrika INCA shkakton në qytetin e Lezhës dhe për shqetësimin që ka shkaktuar tek banorët e zonës.

Sipas reagimit të “Shqipëria Bëhet”, Policia Bashkiake ndërhyri me forcë, duke prekur fizikisht banorët dhe duke shoqëruar tre prej tyre në komisariat.

“Të rinj dhe banorë të Lezhës, mes tyre anëtarja jonë Arilda Lleshi, morën pjesë paqësisht në një reagim me ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Me parullën ‘Na morët frymën’, për ndotjen që fabrika INCA shkakton në qytetin e Lezhës dhe për shqetësimin që ka shkaktuar tek banorët e zonës, aktivistët qëndruan në heshtje dhe mbajtën distancën, duke ushtruar të drejtën e tyre për pjesëmarrje dhe shprehje demokratike nga vendi ku Kryeministri do zhvillonte takimin e tij.

Në mënyrë të pajustifikuar, Policia Bashkiake ndërhyri me forcë, duke prekur fizikisht banorët dhe duke shoqëruar tre prej tyre në komisariat.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre dhe një sqarim publik mbi këtë ndërhyrje të dhunshme ndaj qytetarëve që protestojnë paqësisht”, njofton Shqipëria Bëhet.

Share This Article
Leave a Comment