Humb betejën me kancerin, vdes në moshën 43-vjeçare ish-sulmuesi i Malit të Zi |

1 Min Read

Andrija Delibašić ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare. Lajmi i hidhur vjen pasi ish-lojtari i njohur në Malin e Zi po luftonte me kancerin.

Delibašić do të mbahet mend për karrierën e pasur si lojtar me klube spanjolle si Mallorca dhe Rayo Vallecano. Gjithçka për të nisi me Partizanin e Beogradit, teksa po ashtu luajti duke spikatur për Kombëtaren e Malit të Zi ku u aktivuzua në 21 ndeshje duke shënuar 6 gola.

Delibašić ishte edhe drejtor sportiv te Buduknost Podgordica, kur trajner qëndronte Mladen Milinkoviç. Ky i fundit kujtohet në Shqipëri për eksperiencat me Luftëtarin dhe Kukësin.

 

Share This Article
Leave a Comment