Policia e Tiranë ka dalë me një komunikatë për mediat, në lidhje me pamjet që u publikuan ditën e djeshme në mediat, ku një efektiv i Policisë Rrugore shfaqej duke u dhunuar me një qytetar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit, teksa ky i fundit, raportohet se është arrestuar nga Policia, pasi nuk i është bindur urdhrit të ndalimit dhe më pas ka kundërshtuar dhe dhunuar efektivin e Rrugores. Në pranga është vënë shtetasit F. K., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi
Më datë 18.03.2025, te rrethrrotullimi i Unazës së Re, në rrugën “Sotir Caci”, punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, i planëzuar me shërbim, i ka bërë shenjë ndalimi një automjeti, pasi ka konstatuar lëvizje të pakontrolluara në rrugë.
Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen. Duke vijuar lëvizjen, drejtuesi i automjetit e ka tërhequr punonjësin e Policisë, për disa metra, duke i rrezikuar jetën.
Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe ndaluar automjetin, dhe i ka kërkuar drejtuesit, t’i paraqesë dokumentacionin. Drejtuesi i automjetit e ka kundërshtuar dhe më pas e ka goditur punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.