Gënjeshtar i paskrupullt, me Edi Ramën nuk ka integrim në BE

3 Min Read

Kreu demokrat Sali Berisha u shpreh i bindur se nëse vjen në pushtet, qeveria e tij do ta mundësojë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, sepse do të jetë i bazuar në meritë.

Berisha tha se me Edi Ramën nuk ka integrim, por vetëm mashtrim.

“Rama e dorëzon më 12 maj dhe garantoj shqiptarët se për qeverinë e ardhshme, qeverinë tonë do të jetë integrimi i Shqipërisë në BE. Me një dallim themelor. I bazuar në meritë dhe kurrë në asgjë tjetër.

Ka vetëm një rrugë dhe kjo rrugë është të plotësosh standardet dhe kriteret e procesit të anëtarësimit. Ndaj përshëndes vendimin që kanë marrë dhe i garantoj se ylli polar i qeverisë së Aleancës për Shqipërinë Madhështore do të jetë integrimi. Me Edi Ramën nuk ka integrim, por vetëm mashtrim”, tha ai.

“Më i ligu ndër të ligjtë është gënjeshtari. Në klubin e të këqijve, më i keqi është gënjeshtra. Nëse merrni Edi Ramën nga 2013 deri më sot, ju garantoj që në të gjithë globin nuk do të gjeni gënjeshtar si ai.

Jeni dëshmitar sesi në 2017 hapi shishet e shampanjës, hodhi me qindra fishekzjarre, dekoroi ambasadorët për hapjen e negociatave. Bëri mashtrimin më grotesket të shqiptarëve. Nga 2017 negociatat u hapën de facto vetëm para 3 muajsh. Morën 8 vite për t’u hapur.

Tani thotë. Pasaportën e prodhuar nga qeveria e mëparshme e nxjerr, pasaporta europiane në 2030. Ai nuk thotë dot 2029 sepse e di që s’do të ndodhë. E con në vitin 2030 përtej mandatit që përpiqet të grabisë vetëm për të mashtruar shqiptarët.

Unë i them Edi Ramës që nuk ke parë gjë akoma. Është vetëm fillimi, kur kam deklaruar se Shqipëria përveç kriterit gjeostrategjik nuk plotëson asnjë kriter, e kam bërë me përgjegjësi të plotë. Është e vërtetë e pamohueshme.

Rama e dorëzon më 12 maj dhe garantoj shqiptarët se për qeverinë e ardhshme, qeverinë tonë do të jetë integrimi i Shqipërisë në BE. Me një dallim themelor. I bazuar në meritë dhe kurrë në asgjë tjetër.

Ka vetëm një rrugë dhe kjo rrugë është të plotësosh standardet dhe kriteret e procesit të anëtarësimit. Ndaj përshëndes vendimin që kanë marrë dhe i garantoj se ylli polar i qeverisë së Aleancës për Shqipërinë Madhështore do të jetë integrimi. Me Edi Ramën nuk ka integrim, por vetëm mashtrim.”, u shpreh ai.

Share This Article
Leave a Comment