TIRANË – Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kandidatët për deputet në Qarkun e Elbasanit ka ironizuar partitë e reja opozitare.
Rama thotë se këta të fundit fusin familjarët në listat e sigurta, ndërsa i ka quajtur moçale të kënetës. Rama thotë me ironi se më 11 Maj sipas tij ata që janë në pushtet do të marrin një mesazh shumë të qartë se populli shqiptarë do votojë vazhdimin e negociatave dhe jo rrjedhjet e kënetës.
Rama: Në 11 maj ata që janë në pushtet do të marrim një mesazh që populli shqiptar konfirmoi vazhdimin e negociatave jo një lëndundje duke futur në mes qoftë edhe një rrjedhje sado të vogël të kënetës apo të moçaleve që janë krijuar rreth kënetës që i thonë vetes jemi parti të reja, jemi rinia që po vjen me baballarë dhe me tezet në listat e mbyllura. Kjo është esenca e 11 Majit. Kjo kërkon disa sqarime se do thoni ju 12 vjet nuk na futët në BE, tani do na fusni në BE se doni mandatin e katër për vete. E para Serbia ka filluar negociatat në 2014 sot jemi në 2025 Serbia është mbrapa nesh. Mali i Zi i ka filluar në 2012 sot ne e kemi arritur Malin e Zi dhe ne i jemi afruar. Pra ne jemi sot me fatin europian që na buzëqesh sot për herë të parë.