Dyshime për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist. Këto janë pretendimet mbi bazën e të cilave autoritetet turke arrestuan rivalin më të madh politik të Recep Tayyip Erdogan, kryetarin e njohur të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu.
Arrestimi i bujshëm vjen në një kohë kur shumë figura opozitare janë ndaluar në gjithë vendin, gjë që është cilësuar nga shumë si përpjekje e politizuar për t’i heshtur kundërshtarët. Për opozitën nuk ka asnjë dyshim mbi prapaskenat e një lëvizjeje të tillë:
Zgjedhjet e ardhshme janë planifikuar për vitin 2028, por Erdogan e ka arritur kufirin e lejuar prej dy mandatesh si president, pasi më parë ka shërbyer si kryeministër.
Nëse dëshiron të garojë përsëri për president, ai duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme dhe të pretendojë se nuk e ka përfunduar mandatin e tij të dytë, ose i duhet ta ndryshojë Kushtetutën.
Imamoglu është duke u hetuar për dy raste të vecanta që përfshijnë ndër të tjera akuza për drejtimin e një organizate kriminale, ryshfet dhe manipulim në tendera.