Edi Rama është pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE |

3 Min Read

Gazetari Genc Burimi duke folur nga Franca për ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka analizuar dhe premtimin e fushatës së Edi Ramës, që kërkon vota për të anëtarësuar vendin në BE.

Në analizën e tij, Burimi shprehet se, Edi Rama është pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE, dhe vendin mund ta fusë në Europë vetëm Sali Berisha, pasi e ka treguar në mandatin e tij 2005-2013 se merr masa radikale për të plotësuar kushtet e vendosura nga Bashikimi Europian.

“Politikisht, Komisioni Europian shikon mbarëvajtjen e hapave dhe bën vetëm propozime për hapjen e negociatave, por vendimin e merr Këshilli Europian, pra e merr Macron dhe kolegët e tij.

Por në këtë moment me ardhjen në masë të së djathtës ekstreme në PE, parlamenti evropian kërkon të emancipohet.

Merr raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian që është Andreas Shiler. PE në këtë proces integrimi ka një vlerë në fillim dhe një në fund. Vlera në fillim, sepse është parlamenti evropian që merr vendimin për stabilizim asociimin dhe këtë vendi e ka kaluar. Në këtë moment parlamenti nuk ka asnjë lloj vlere.

Në fund, parlamenti thotë stop se dhe unë kam pjesë në këtë. Në fund fare, kurora e mbretit u vihet drejtuesve të qeverive dhe do të ketë një ndikim shumë të madh nga Marie Le Pen, se me shumë gjasa pritet do të jetë presidentja e ardhshme e Francës.

Le Pen e ka thënë shpresh se, nuk dua një vend të korruptuar si Shqipëria që na sjell veç, drogë, korrupsion dhe krim.

I vetmi personazh në Shqipëri, që mund të bindë europianët me Le Pen në krye, që Shqipëria nuk do të jetë më vatër e qelbur korrupsioni dhe eksporti krimi, është Sali Berisha sepse e tregoi në 2005-2013 duke mbyllur skafet.

Ndryshe nga thotë Rama, është Berisha që mund ta çojë përpara axhendën e integrimit. Ato që krijon Meloni për afrikanët, të jenë për shqiptarët që i prishin imazhin Shqipërisë nëpër Europë”, tha Genc Burimi në SYRI TV.

Share This Article
Leave a Comment