Pas 12 viteve në pushtet, kryeministri Edi Rama po përdor integrimin në BE si i vetmi premtim, duke u përpjekur t’i atribuojë vetes meritat e këtij procesi.
Por shuplaka për kryeministrin Edi Rama duket se ka ardhur nga Brukseli, që përballë deklaratave elektorale të kryeministrit shqiptar, ka vendosur shtyrjen pa afat të çeljes së dy grupkapuitujve të radhës dhe dy konferencave ndërqeveritare. Presidenca polake nuk ka bindur dot shtetet anëtare që kanë këmbëngulur që hapat e tjerë të ndërlidhen me zgjedhjet e 11 Majit.
Dje në Bruksel ministrja Majlinda Dhuka, njëherësh kryenegociatore për Shqipërinë dhe ministrja e Shtetit për Administatën Adea Pirdeni nuk arritën të bindnin dot ambasadorët e 27 shteteve anëtare, për të vijuar negociatat e anëtarësimit dhe dy konferenca e parashikuara në muajin mars dhe prill janë shtyrë pa afat.
Diplomatë të lartë polakë në Bruksel konfirmuan për Syri TV shtyrjen pa afat të konferencës ndërqeveritare, duke konfirmuar qëndrimin e Bashkimit Evropian për të vijuar me procesin e zgjerimit.
“Zgjerimi është sigurisht një prioritet për Presidencën polake. Ne jemi të përkushtuar të bëjmë përparim të bazuar në merita me të gjithë kandidatët që negociojnë për anëtarësim, përfshirë Shqipërinë. Shpresojmë të hapim grupe të tjera kapitujsh me Shqipërinë këtë semestër, pasi Këshilli të miratojë qëndrimet e përbashkëta përkatëse. Megjithatë, ne nuk kemi konfirmuar ende një datë për një Konferencë Ndërqeveritare me Shqipërinë.”