Zjarr në një stallë bagëtish në Shënkoll, dyshohet për mbi 200 krerë bagëti të djegura

1 Min Read

Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.

Ndërkohë, drejt vendit të vendngjarjes janë nisur dy mjete zjarrfikëse me personelin përkatës.

Për shkak të përmasave të zjarrit, është kërkuar ndihmë edhe nga bashkitë Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës, të cilat kanë dërguar mjete zjarrfikëse dhe personel shtesë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Si pasojë e zjarrit veç djegies totale të stallës paraprakisht dyshohet se brenda janë djegur rrethe 200 krerë bagëti të imëta.

Share This Article
Leave a Comment