Vuçiç e mohon, del videoja e armës sonike që “çau në mes” protestuesit në Serbi |

2 Min Read

Forcat serbe të sigurisë akuzohen se përdorën një armë sonike ushtarake për t’i dhënë fund një mitingu të madh paqësor që u mbajt kundër korrupsionit fundjavën e kaluar në Serbi

Qindra mijëra njerëz zbritën në kryeqytetin e Serbisë të shtunën për të protestuar për vdekjen e 15 personave nga shembja e një tende në një stacion hekurudhor më 1 nëntor.

Demonstratat që filluan si përgjigje ndaj tragjedisë kanë tronditur pushtetin e Vuçiç, administrata e të cilit akuzohet për korrupsion galopant.

Mbrëmjen e së shtunë qindra protestues denoncuan përdorimin e armës sekrete, me Vuçiç dhe ministrin e tij Daçiç që mohuan menjëherë që një gjë e tillë ka ndodhur.

Por një video që është shfaqur së fundmi në rrjetet sociale tregon mijëra protestues që qëndrojnë në heshtje, kur një tingull misterioz shpërtheu duke i detyruar ata që të largohen nga rrezja e tij.

Ata që janë u ekspozuan ndaj armës përjetuan dhimbje të mprehta veshi, çorientim dhe panik, ndërkohë që ekspozimi i zgjatur mund të shkaktojë çarje të daulles së veshit dhe dëmtim të pakthyeshëm të dëgjimit.

Disa ekspertë sigurie kanë pretenduar se në protestë është përdorur një pajisje akustike me rreze të gjatë (LRAD) e prodhuar nga SHBA – një mjet i specializuar që lëshon zë, i aftë për të dhënë valë zanore me frekuencë të lartë në distanca të konsiderueshme.

Share This Article
Leave a Comment