Papa Françesku nuk kërkoi ndihmën e ventilimit joinvaziv mbrëmë siç bën me dije Vatikani. Megjithatë, Vaikani shtoi se kjo nuk është një ndërprerje e përhershme, por një reduktim gradual. Në të njëjtën kohë, gjatë ditës, oksigjeni me fluks të lartë që i administrohej Papës filloi të zvogëlohej.
Selia e Shenjtë shtoi se sot ka vijuar përmirësimi i lehtë i shëndetit të Françeskut, si për sa i përket fizioterapisë ashtu edhe ushtrimeve të frymëmarrjes. Papa gjatë ditës lutej, pushonte dhe merrej me punët e Kishës Katolike. Së fundi, për vizitën e mbretit Karl në Itali më 8 prill dhe mundësinë e takimit të tij me Papën, Vatikani thekson se programi i Papës shpallet gjithmonë vetëm pak ditë para takimeve të tij me personalitete nga fusha e politikës, artit apo shoqërisë civile.