Trump anulon mbrojtjen për fëmijët e Biden

1 Min Read

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë fund menjëherë mbrojtjes me anë të Shërbimeve Sekrete për fëmijët e Joe Biden.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Trump u shpreh se djali i ishpresidentit, Hunter Biden ka pasur mbrojtje shtetërore për një periudhë të gjatë kohore, e gjitha e paguar nga taksapaguesit.

Sipas tij edhe mbrojtja për vajzën e Biden me 13 agjentë do të shfuqizohet.Ishpresidentët dhe bashkëshortet e tyre kanë mbrojtje të përjetshme të Shërbimit Sekret ndërsa për fëmijët mbi 16 vjeç ajo mbaron kur ata lënë detyrën, por edhe Trump e Biden i zgjatën afatet për fëmijët e tyre kur u larguan nga detyra.

Share This Article
Leave a Comment