Tragjedia me 59 viktima Koçan, nis protesta në Shkup! Qytetarët paralajmërojnë përshkallëzim |

2 Min Read

Me 16 minuta heshtje dhe me drita te telefonave ne duar, qindra protestues u mblodhën në sheshin e Shkupit, në protestën e organizuar për nder të 59 viktimave të tragjedisë së Koçanit.

Sipas Alsat, Porositë që u dërguan nga disa qytetarë ishin që ajo që ndodhi në Koçan kurrë të mos përsëritet. Protesta është e qetë dhe në heshtje dhe pa fjalime.

Në njërin nga paralajmërimet e protestës thuhej se do të protestohet edhe me bllokim rrugësh por jo në këto ditë kritike.

Në Maqedoninë e Veriut flamujt u ulën në gjysmështizë në ditën e parë të 7 ditëve të zisë kombëtare.

Ndërkohë, që prej pasdites së të hënës, në vend nisën protestat e qytetarëve të indinjuar me ngjarjen. Në Koçan u zhvilluan disa protesta. Protestues marshuan përpara prokurorisë dhe gjykatës së qytetit ndërsa në zemërim e sipër dhjetra prej tyre ndaluan përpara një prej lokaleve në pronësi të të njëjtit person që kishte klubin e natës ku ndodhi tragjedia. Ata shkatërruan pjesën më të madhe të lokalit dhe një automjet që pretendohej se i përkiste të njëjtit person.

59 të rinjtë humbën jetën pas zjarrit masiv në diskotekën “Koçan Puls” ndërsa 155 të plagosur po vijojnë të marrin trajtim mjekësor në spitalet e zonës së Koçanit, por dhe shtete të tjera. 20 prej tyre janë raportuar në gjendje më të rëndë.

Share This Article
Leave a Comment