Tirana luan 6 “finale” për mbijetesën, kalendari në javët e mbetura |

1 Min Read

Kategoria Superiore ka edhe 6 ndeshje drejt fundit të kampionatit dhe secila prej tyre tashmë do të jetë një “finale” për Tiranën.

Kjo pasi siç dihet në këtë sezon, kryeqytetasit rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria, ndërsa do të tentojnë të shpëtojnë një sezon totalisht të dështuar.

Në 6 sfidat e mbetura, ekipi i Bledi Shkëmbit do të përballet me skuadra si Bylisi, Elbasani, Partizani, Skënderbeu, Teuta dhe në fund me Dinamon.

Në këtë listë përjashto sfidat me Partizanin dhe Dinamon, 4 duelet e tjera janë thuajse direkte për mbijetesë mes ekipeve dhe këto takime do të vendosin shumë mbi fatet e bardhebluve në këtë sezon.

Skënderbeu dhe Teuta janë ekipe aktualisht poshtë Tiranës, po në lojë për mbijetesën, ndërsa Elbasani e Bylis ndodhen më lart në klasifikim, por kanë diferencë të vogël mes tyre.

Ndeshjet e mbetura të Tiranës:

Renditja:

Share This Article
Leave a Comment