Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën taksisti shqiptar, e reja greke kaloi rrugën me semafor të kuq |

2 Min Read

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vdekjen tragjike të taksistit shqiptar, Gentian Kamberi, i cili u përfshi në një aksident në Athinë.

Siç u raportua dhe më parë, Kamberi u përplas me një tjetër makinë që kaloi rrugën me semafor të kuq, e cila drejtohej nga një vajzë 22-vjeçare në gjende të dehur. Pas testeve të bëra, 22-vjeçarja Ekaterina Caci, e përfshirë në aksidentin fatal ka rezultuar se kishte konsumuar thuajse trefishin e limitit të ligjshëm të alkoolit.

Rezultati i analizave të gjakut tregoi një përqindje prej 1.29 alkol/lt, ku kufiri ishte 0.50 g/lt, shkruajnë mediat greke. Gentian Kamberi, nga Tirana, kishte krijuar jetën e tij në Greqi dhe ishte baba i një vajze 12-vjeçare. Viktima punonte së bashku me bashkëshorten si taksistë ditën e natë që vogëlushes së tyre të mos i mungonte gjë.

“Ishte një njeri i ndershëm që punoi dhe ndërtoi jetën në Greqi. Nuk kam fjalë për atë që i ndodhi Janit dhe familjes së tij. Është tragjike, fëmija i tij do të rritet pa baba që në moshë të vogël dhe e shoqja, e cila është një grua shumë e denjë, duhet të mbajë barrën e familjes. Gjatë ditës punonte gruaja e tij me taksi, ndërsa i punonte gjatë natës për të siguruar jetesën. Nuk mund ta besoj se ai u largua kaq padrejtesisht, me te vertete… “, thotë një nga miqtë e tij të ngushtë për protothema.gr.

Share This Article
Leave a Comment